• AKADEMIA JONË KRIJON PROFESIONISTË!
    AKADEMIA JONË KRIJON PROFESIONISTË!
  • 12 VITE PËRVOJË!
    12 VITE PËRVOJË!

Trajnimet


Cisco Networking Academy është një program për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës dhe IT aftësive për institucionet e mësimit dhe individët në mbarë botën. Ne kemi ndihmuar më shumë se 5.5 milion njerëz të përgatiten për tregun e IT-së që nga viti 1997.

Numri i studentëve të regjistruar 1508.
Numri i studentëve që kanë përfunduar me sukses 1349.

IT Essentials është trajnim i cili përveç që përfshinë bazat e hardware-it dhe software-it kompjuterik ai po ashtu i mbulon edhe konceptet e avancuara të tyre. Studentët të cilët e përfundojnë këtë trajnim do të jenë në gjendje ti identifikojnë komponentët intern të kompjuterit, montojnë një sistem kompjuterik, instalim të sistemit operativ, si dhe të zgjidhin probleme kompjuterike duke përdorur mjete sistemore dhe softuer diagnosti¬kuese. Temat e reja të përfshira në këtë version janë laptopet dhe pajisjet tjera mobile, lidhja wireless, siguria, çështjet ambientale dhe aftësitë e komunikimit.

Për më shumë, klikoni këtu.

CCNA (Cisco Certified Network Associate)
Kurikulumi CCNA i Cisco-s ofron njohuri fundamentale të rrjetave kompjuterike, eksperiencë praktike, rast për hulumtim të karrierës si dhe zhvillim i aftësive të cilat ju ndihmojnë studentëve të përgatiten për karrierat në nivelin bazik në Teknologji Informative dhe Rrjeta Kompjuterike. Kurikulumi ofron mësim të drejtpërdrejtë, duke përdorë mjete interaktive dhe ushtrime laboratorike që i mundëson studentit të mësojë teorinë e përgjithshme dhe të nevojshme, për krijimin e rrjetave. CCNA është e dizajnuar për tu ofruar si kurikulum i pavarur, ose i kombinuar me ndonjë program që ofrohet në shkolla të mesme, teknike, kolegje dhe universitete. Studentet te cilët kyçen ne CCNA nuk pritet te kenë njohuri paraprake dhe shkathtësi teknologjike, përveç aftësive bazike të kompjuterëve personal. CCNA-ja është një trajnim i cili është i organizuar nga katër module:

  • Introduction to Networks
  • Routing and Switching Essentials
  • Scaling Networks
  • Connecting Networks

Këto module janë të dizajnuara të ofrojnë njohje teorike dhe eksperiencë praktike në teknologjitë moderne të rrjetave kompjuterike, dhe në mënyre specike të ndihmojnë për tu përgatitur për çertikimin Cisco Certied Network Associate (CCNA).

Për më shumë, klikoni këtu.

Hyrje në ”Internet of Everything”(IoE) ofron një pasqyrë të ideve dhe sfidave të ekonomisë  IoE. Në këtë kurs diskutohet për internetin, evoluimin e tij në ndërlidhjen në mes njerëzve, proceseve, të dhënave, dhe gjërave tjera që e formojnë ”Internet of Everything”

Ju do të:

  • Mësoni se si e kthen IoE informacionin në veprim duke krijuar mundësi ekonomike të reja
  • Kuptoni se si IoE i konekton sistemet e teknologjisë operative dhe informative
  • Zbuloni se si bëhet transformimi i proceseve biznesore për vlerësim dhe zgjidhje të problemeve
  • Mësoni aspektet e sigurisë që duhet të merren parasysh në zbatimin e zgjidhjeve IoE
  • Lidheni me komunitetin botëror të Akademisë së Rrjetit Cisco

Për më shumë, klikoni këtu.

”Introduction to Cybersecurity” përfshin prezantime dhe  grupe punuese, mbulon  rëndësinë e sigurisë kibernetike, rreziqet më të zakonshme, dhe mënyrën për ti zbutur ato.

Ju do të:

  • Mësoni se çfarë është siguria në kibernetikë, dhe si po rritet kjo industri
  • Kuptoni se si sulmuesit përdorin metoda të ndryshme dhe si mund të mbrohen individët nga këto sulme
  • Mësoni rreth rreziqeve në sektorin bankar, atë të telekomunikacionit, shëndetësisë, dhe fushave tjera
  • Kuptoni zgjidhjet e ndryshme të bazuara në teknologji dhe planifikimin strategjik
  • Mësoni në orarin kur juve ju konvenon
  • Lidheni me komunitetin botëror të Akademisë së Rrjetit Cisco

Për më shumë, klikoni këtu.

Qendra Trajnuese Vizioni Inteligjent
Rr. Nëna Tereze, Nr.79
30000, Pejë,
Kosovë
(Qendra Rinore “At Lorenc Mazrreku”)

Tel
049850300
044128623